Me mbështetjen e MASHTI, Shoqata Profesioniste e Informaticientëve të Kosovës (SHPIK) do të organizojë Sfidën Bebras Computing, një ngjarje prestigjioze ndërkombëtare që promovon informatikën dhe të menduarit kompjuterik ndër nxënës.
Ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se kjo sfidë e cila do të mbahet më 17 nëntor 2023, ka për qëllim të ndihmojë nxënësit të eksplorojnë talentet dhe pasionin e tyre për informatikën dhe të menduarit kompjuterik, përmes zgjidhjes së enigmave dhe sfidave atraktive.
Sfida Bebras Compuing, është e organizuar në pesë kategori të moshave të ndryshme:
Kastorët (mosha 8-10, klasa 3/4)
Benjaminët (mosha 10-12, klasa 5/6)
Kadetët (mosha 12-14, klasa 7/8)
Juniorët (mosha 14-16, klasa 9/10)
Seniorët (mosha 16-18, klasa 11/12)
Ftojmë të gjitha shkollat dhe qendrat trajnuese që të bëhen pjesë e kësaj mundësie për rritje, mësim dhe argëtim!
Linku për aplikim:https://forms.gle/XcJqz5ruM3JzfnbH7