Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot bashkë me familjarët e të zhdukurve kanë shënuar 27 Prillin, Ditën e të Pagjeturve në Kosovë.
Fati i Kosovës është i lidhur me zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe se drejtësia për ta është parakusht për paqen në rajon, ka thënë Osmani në
postimin e saj në Facebook.
Sot, bashkë me familjarët e të pagjeturve të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, shënuam 27 prillin, Ditën e të Pagjeturve në Kosovë.
Sot e përherë, duhet ta kuptojmë se fati i Kosovës është i lidhur me zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë, se drejtësia për ta është parakusht për paqen, e që përgjegjësia e Serbisë për krimet makabre që përbëjnë gjenocid duhet të ndodhë në mënyrë që rajoni ynë të ecë përpara.