Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca: Fëmijët janë e ardhmja e shtetit tonë

Qer 1, 2021

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve dhe Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë.

Gjatë vizitës në SOS Fshatrat e Fëmijëve, kryetari Konjufca takoi fëmijët dhe shpërndau dhurata simbolike për ta.

Kryetari i Kuvendit tha se fëmijëve duhet t’u kushtohet kujdes i veçantë, ndërkohë që premtoi angazhim më të madh dhe të vazhdueshëm për rritjen e mirëqenies së tyre.

“Jemi të vetëdijshëm që ka shumë punë përpara. Është një punë që nuk kryhet kurrë dhe duhet të bëhet në baza të përditshme, sepse fëmijët janë e ardhmja e shtetit tonë”, tha nder të tjera kryetari Konjufca.

Edhe në Qendrën Burimore “Përparimi”, kryetari Konjufca u takua me fëmijët që vijojnë mësimet në këtë qendër, ndërsa nga drejtueset e saj u njoftua me aktivitetet dhe kushtet që ofron Qendra Burimore “Përparimi” për fëmijët me nevoja të veçanta.

Kryekuvendari Konjufca, me këtë rast, bëri thirrje për një kujdes të shtuar ndaj fëmijëve dhe të drejtave të tyre, si dhe për solidaritet më të madh dhe për përpjekje të pareshtura që jetën e fëmijëve ta bëjmë më të hareshme dhe më të lumtur., thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM