Build Skills with our trainings

Sign up now!

Minxhozi: Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës është përmirësuar shumë përgjatë dy muajve të Qeverisë Kurti 2

Qer 8, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë e Kosovës, që sipas ambasadorit Minxhozi, është përmirësuar shumë përgjatë dy muajve të Qeverisë Kurti 2.

“Asnjë qeveri, në periudha më të gjata kohore, nuk ka bërë më shumë sesa që keni bërë ju gjatë këtyre dy muajve për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, ka thënë Minxhozi, duke përmendur edhe tri vendimet që do të kalojnë sot në mbledhjen e Qeverisë.

Kryeministri Kurti shprehu interesimin dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe që investimet e jashtme që po bëhen në Shqipëri të vazhdojnë edhe në Kosovë.

Ambasadori Minxhozi dhe kryeministri Kurti biseduan edhe rreth përgatitjeve për Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Tiranë, të enjten, 10 qershor, e ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Kurti, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM