Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti zhvillon bisedë me studentë të Kolegjit Universitar të Amsterdamit

Qer 17, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë me studentë të profileve të ndryshme nga Kolegji Universitar i Amsterdamit. Prof. Anne de Graaf, për vite me radhë organizon vizita studimore në Kosovë ku studentë ndërkombëtarë mësojnë rreth Kosovës dhe për këndvështrime të ndryshme sociale, politike dhe kulturore.

Gjatë bisedës, ata u njoftuan mbi prioritetet e qeverisë dhe punën e saj të deritanishme, politikat progresiste dhe synimet për reforma të domosdoshme në drejtësi, ekonomi, edukim e shëndetësi.

Kryeministri Kurti vuri theksin tek planet e qeverisë për rritjen e punësimit te të rinjtë dhe gratë, dhe lidhshmërinë në mes edukimit profesional dhe tregut të punës. Studentët shfaqën interesim në lidhje me menaxhimin e pandemisë, vizionin e qeverisë për integrim evropian dhe bashkëpunim rajonal, dhe përvojën e kryeministrit Kurti si aktivist politik.

Në fund, kryeministri Kurti u uroi studentëve suksese gjatë studimeve dhe i falënderoi për interesimin që ata kanë për Republikën e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM