Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT: Murati prezanton mbështetjen për punëtorët e formalizuar në kuadër të masave të punësimit

Sht 21, 2021

Në konferencën e mbajtur sot për media ministri Hekuran Murati prezantoi zgjerimin e masave të punësimit në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Prioritet kryesor i Qeverisë është punësimi, e kësaj vazhdojmë t’i qëndrojmë prapa me politika publike që orientohen në ndihmën për zgjerim të kapaciteteve dhe punësim, e rrjedhimisht formalizim të ekonomisë. Në kuadër të masave të punësimit, si pjesë e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, ndër të tjera është paraparë mbështetja për rikthimin në punë të atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë, mbështetja për punëtorët e formalizuar, si dhe mbështetja për punësimin e grave.

Megjithatë, duke synuar që ta shtrijmë më tutje fushatën e punës së deklaruar, e këtë ta bëjmë normë në ekonominë e vendit, kemi paraparë zgjerimin e këtyre tri masave. Kësisoj, MFPT-ja ka punuar në shtrirjen e mbështetjes edhe tek punëmarrësit që janë të deklaruar në ATK prej datës 1 Korrik 2021 e tutje dhe që kanë kontrata të nënshkruara, të cilët përkrahas pagës nga punëdhënësi, do të mbështeten edhe nga Qeveria. Përkatësisht, mbështetja ofrohet si vijon:

–          Për të gjithë ata që kualifikohen sipas Masës 1.1 (këtu mund të shihni nëse kualifikoheni: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim) dhe punësohen, mbështetja do të jetë 3 muaj nga 100 euro.

–          Për të gjithë të tjerët (Masa 1.2 dhe 1.3) që janë punësuar/deklaruar prej periudhës tatimore korrik 2021 e tutje (e që nuk kanë qenë të punësuar/deklaruar në periudhën qershor 2021) mbështetja do të jetë 3 muaj nga 50 euro.

Aplikimi për subvencionim për punëdhënësit tashmë është i hapur tek platforma EDI në ATK, kurse aplikimi për punëmarrësit do të hapet ditëve në vijim. Aplikimi do të jetë i hapur deri më 15 Tetor, gjë që përbën një mundësi të mirë për të gjithë punëdhënësit dhe punëmarrësit të përfitojnë nga këto masa.

Gjithashtu, duke konsideruar që shumë ndërmarrje të vogla operojnë me kapacitete të limituara, MFPT-ja ka përgatitur edhe forma standarde të kontratave të punës, ashtu që të ju lehtësohet edhe më shumë procesi i formalizmit të punëtorëve. Format e kontratave do të jenë të disponueshme në webfaqe të MFPT-së, dhe ditëve në vijim do të ofrohen edhe si kopje fizike nëpër zyrat rajonale të punësimit, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM