Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nga 9 tetori fillon nënshkrimi i kontratës për shërbime me KRU ”Prishtina”

Tet 8, 2021

Të nderuar konsumatorë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a., qëllimin kryesor e ka ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit. Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësor, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal në të gjitha fushat.

Ju njoftojmë se, duke filluar nga dita e nesërme, 9 tetor 2021 ( e shtunë, për arsye se pjesa dërmuese e konsumatorëve gjenden në shtëpi),  KRU”Prishtina” sh.a. do të fillojë të trokas në dyert e secilit konsumatorë që është i kyçur në sistemin e rrjetit të ujësjellësit për të nënshkruar Kontratën për Shërbime.

Me Kontratë të shërbimeve të ujit  rregullohen marrëdhëniet juridike, gjegjësisht të drejtat dhe obligimet, përfshirë edhe të drejtën për kompensim midis palëve kontraktuese, për ofrimin e shërbimeve të ujësjellësit dhe ujërave të ndotura.

Kontrata përmbanë: Të drejtat dhe obligimet e palëve për shërbimet e ofruara, të drejtat dhe obligimet e konsumatorit, faturimi për shërbime të ofruara, ankesat/kërkesat dhe shqetësimet e konsumatorit e shumëçka tjetër të bazuara në dispozitat  ligjore, të cilat do u kumtohen direkt nga ekipet që do fillojnë punën në terren nga dita e nesërme, thuhet në komunikatën për media e KRU Prishtina.

 

Të dashur konsumatorë,

Ju lutemi, të mos hezitoni nënshkrimin e kontratës për shërbime me KRU” Prishtina ” sh.a. sepse mosnënshkrimi i kontratës, rezulton në pengesën e detyrimeve të dyanshme.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM