Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani: Bashkëpunim mes institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve shqiptarë në Luginë

Shk 9, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim një delegacion nga Kuvendi Komunal i Bujanocit, i përbërë nga Enver Ramadani, kryetari i Kuvendit Komunal, Afërdita Mustafa, këshilltare në Kuvend Komunal; Nermine Aliji Ademi, sekretare e Kuvendit dhe Fisnik Beluli, shef i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit.

Presidentja Osmani ka bërë të ditur angazhimin e vazhdueshëm të Presidencës dhe të gjitha institucioneve tjera të Republikës së Kosovës në adresimin e problemeve me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ajo ka theksuar se në të gjitha takimet me përfaqësues ndërkombëtar në vazhdimësi ka ngritur këto probleme, duke synuar ndërkombëtarizimin e problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Në këtë takim, presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve shqiptarë në Luginë, duke siguruar trajtim të menjëhershëm të të gjitha shqetësimeve të shqiptarëve në Luginë nga ana e institucioneve të Kosovës.

Presidentja Osmani ka bërë thirrje për bashkëpunim e unifikim të faktorit politik shqiptar në Luginë, duke e konsideruar si mënyrën e vetme e cila siguron trajtimin e duhur të problemeve të shqiptarëve në Luginë. Ajo po ashtu ka rikonfirmuar qëndrimin e saj dhe të gjitha institucioneve të vendit për përkrahje të vazhdueshme karshi shqiptarëve në Luginë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM