Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se të shtunën më 5 mars do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik në kryeqytet.
Ky testim do të bëhet me tingull të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda dhe do të fillon në ora 12:05, thuhet në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës.
NJOFTIM
Të nderuar qytetarë,
Këtë të shtunë, më 5 mars, në orën 12:05 Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës së Sistemit të Alarmit Publik me tingull të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.




