Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kërkohet paraburgim ndaj personit zyrtar për keqpërdorim të pozitës dhe falsifikim të dokumentit zyrtar

Kor 7, 2022

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurit R.M., në drejtim të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, nga neni 427 të KPRK-së.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri, në cilësinë e personit zyrtar, në Zyrën e Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës, ka keqpërdorë detyrën zyrtare, duke regjistruar persona në sistemin elektronik të gjendjes civile, ashtu që ka tejkaluar kompetencat e tij.

I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit prej 48 orësh nga data 05.07.2022, thuhet në faqen zyrtare të Prokuririsë Themelore në Prishtinë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM