Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ministria Turke e Mbrojtjes dhuron për FSK-në uniforma ushtarake të kamuflimit në borë

Kor 20, 2022

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral, është mbajur ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit për FSK-në të dhuruar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë.

Donacioni përkatës përmban një kontingjent të uniformave ushtarake të kamuflimit në borë për nevojat e njësive taktike manovruese të FSK-së.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit morën pjesë oficerë nga dyja palët të kryesuar nga Atasheu turk i mbrojtjes kolonel Çağdaş Akif Kahraman dhe nga Shefi I Sektorit për Furnizim dhe Transport i Ministrisë së Mbrojtjes, nënkolonel Rexhep Hoxha.

Mbështetja e Republikës së Turqisë dhe Ministrisë së saj të Mbrojtjes është shumë e rëndësishme në procesin e zhvillimit të FSK-së, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM