Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor -Kamenicë përmes rrugëve operative ka pranuar informatë se në një lagje të Kamenicës dyshohet se është duke operuar një lokal me lojra të fatit.
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor- Kamenicë në koordimim të plotë me Prokurorin e Shtetit dhe Gjyqtarin e Procedurës Paraprake së bashku me njësitet e tjera relevante kanë kontrolluar lokalin (shtëpinë) e të dyshuarit kosovar shqiptar P.G. (1994).
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një tavolinë pokeri, disa pajisje për lojra të fatit, letra bixhozi si dhe një sasi e konsiderueshme e alkoolit pa dokumentacion përcjellës.
Provat materiale të gjetura janë konfiskuar nga ana e Inspektorëve përkatës si dëshmi për Gjykatën.
I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” procedohet për në Prokurorinë Themelore në Gjilan, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






