Build Skills with our trainings

Sign up now!

KEDS: Amvisëria si një ndër shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike, thirrje për kursim

Gus 20, 2022

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë- KEDS thotë se amvisëria si një ndër shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike mund të kontribuojë shumë në uljen e konsumit, sidomos aty ku ka mundësi të madhe të kursimit.

Nëse çdo konsumator kursen energji elektrike për vete dhe familjen e tij, ne në fakt jemi duke kursyer energji edhe për konsumatorët e grupeve të ndjeshme, të cilëve mund të ju nevojitet energjia elektrike më shumë se kurrë.

Sipas ekspertëve të KEDS, këto janë disa nga masat që konsumatorët shtëpiak duhet t’i ndërmarrin për ta kursyer energjinë elektrike.

Shfrytëzimi i alternativave të tjera për ngrohje, aty ku ka mundësi.

Në objektet banesore ku është e pamundur një gjë e tillë, kalimi në ngrohës efiçent si dhe menaxhimi më i mirë i hapësirave të ngrohjes.

Kujdesi në ngrohësin e ujit (bojlerin) dhe kohën kur ai përdoret. Potencialisht zëvendësimi i tij me ngrohës diellor.

Përdorimi i pajisjeve elektro-shtëpiake në kohën kur energjia është më e lirë (jashtë pikut).

Ndalja e furnizimit pajisjeve që nuk ka nevojë të përdoren në kohë të caktuara, duke filluar nga dritat, thuhet në postimin në Facebook të KEDS-it.

#tëkursejmëkrejtbashkë

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM