Shërbimi spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se në Klinikën e Kardiokirurgjisë, në kuadër të misionit të “Gift of Life”, janë operuar 5 fëmijët e parë me probleme kardiokirurgjike.
Mjekë nga Amerika dhe Italia, në kuadër të këtij misioni, pritet të kryejnë 10 operacione për fëmijët kosovarë që kanë probleme dhe anomali të zemrës, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.