Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston tre të dyshuar për rastin vrasje në tentativë

Tet 4, 2022

Nga njësia policore e Stacionit policor në Podujevë, janë arrestuar tre persona të dyshuar për rastin “Vrasje në Tentativë”.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “19 Qershori” në Podujevë , me ç’ rast, viktima kishte pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë që dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit e përfshirë në rast.

Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet hetimore të policisë, janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit;

– J. P, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

– A. Z, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

– A. B, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes dhe ndaj tyre është iniciuar hetim për veprën penale ”Vrasje në Tentativë”, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM