Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bogujevci: Rreth 200 shërbyes civil në Kuvend, gjashtë prej tyre janë persona me aftësi të kufizuara

Tet 15, 2022

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, mori pjesë në konferencën për shënimin e Javës së Njeriut me Shkop të Bardhë në Republikën e Kosovës, të mbajtur sot në Prishtinë.

Në fjalën e saj Bogujevci tha se ky vit është shpallur vit i personave me aftësi të kufizuara nga Zyra për Qeverisje të Mirë e Zyrës së Kryeministrit, pasi që kjo ka qenë edhe njëra ndër kërkesat e rezolutës për personat me aftësia të kufizuar, e miratuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës në dhjetor 2020.

Sipas Bogujevcit, Kuvendi është zotuar për përmirësimin e kuadrit kushtetues dhe ligjor për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive për personat me aftësi të kufizuar në Kosovë.

“Jam e vetëdijshme që personat me aftësi të kufizuar përballen çdo ditë me sfida të llojllojshme, si mungesë të infrastrukturës së përshtatshme, arsimit, punësimit, burimit social e kujdesit të duhur shëndetësor. Prandaj për ne si institucione nuk do të duhej të mjaftonte vetëm një ditë që të flasim për sfidat me të cilat kjo kategori ballafaqohet çdo ditë”, tha Bogujevci.

Bogujevci tha se Kuvendi si institucion e ka tejkaluar kuotën ligjore për punësimin e personave me aftësi të kufizuar, duke përmendur se në mesin e rreth 200 shërbyesve civilë në Kuvend, gjashtë prej tyre janë persona me aftësi të kufizuara, shifër kjo që padyshim, siç tha ajo, nuk duhet të mjaftojë.

Sa u përket personave të verbër, nënkryetarja Bogujevci kumtoi lajmin se Kuvendi tashmë ka publikuar dokumentin kryesor me të cilin funksionon, rregulloren e re të punës, edhe në alfabetin Brail në të dy gjuhët zyrtare, me mbështetjen e OSBE-së.

“Kuvendi ka planifikuar përgatitjen e dokumenteve parlamentare në këtë alfabet, duke zbatuar praktikat globale për përfshirjen sa më të gjerë të të gjithë grupeve të shoqërisë në qasjen në informata, nëpërmes të cilës mundësohet pjesëmarrja aktive në vendimmmarje, e demokracia kuptimësohet kur ka gjithëpërfshirje në vendimmarrje”, tha Boigujevci.

Daut Tishuki, kryetar i Shoqatës e të Verbërve të Kosovës foli për rëndësinë e Javës së Shkopit të Bardhë dhe për situatën aktuale të personave të verbër në Kosovë.

Nga një fjalë rasti mbajtën Loana Lachana, nga EULEX-i, Kilian Wahl, zëvendës-shef i misionit të OSBE-së në Kosovë, Bujar Kadriu, kryetar i Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar dhe të ftuar të tjerë., thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM