Build Skills with our trainings

Sign up now!

Arrestohet i dyshuari për blerje, shpërndarje, shitje të narkotikëve dhe posedim të armëve

Nën 4, 2022

Policia e Kosovës, respektivisht njësitë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, në vazhdën e kryerjes së detyrave dhe autorizimeve policore, si rezultat i angazhimeve në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në veprat penale me narkotikë, ka identifikuar dhe ka arrestuar një person të dyshuar për kryerje të dy veprave penale.

DHTN-Prizren pas hetimeve intensive dhe punës operative në terren, në fshatin Grejkoc – Suharekë nga zyrtarët policorë është identifikuar një veturë e dyshuar me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar me iniciale L. R., i cili përkundër rezistencës së shfaqur kundrejt zyrtarëve policorë është arritur që të arrestohet, me ç’rast gjatë kontrollit të tij, tek i njëjti është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe një karikator i pistoletës.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit përmes të cilit është marrë urdhri verbal nga gjyqtari i procedurës paraprake për bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit të lartcekur.

Gjatë bastisjes së realizuar, përfshirë këtu edhe kontrollin e kryer në vendngjarje, janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:

  • tre (3) fishekë kalibër i panjohur;
  • dy (2) peshore digjitale;
  • një (1) kovë plastike me substancë të dyshuar për narkotikë heroinë pesha 1403.96 gramë;
  • dy (2) aparate për vakumim;
  • një (1) rolle najloni për mbështjellje të substancave narkotike;
  • katёr (4) doza substancë të dyshuar narkotike lloji kokainë me peshë 2.076 gramë;
  • një (1) karikator me tre fishekë kalibër i panjohur;
  • para të gatshme në vlerё pesёqind (500) euro;
  • një veturë me targa vendore;
  • dy (2) telefona mobilë;
  • një (1) pistoletë ngjyrë e zezë pa karikator.

Në lidhje me rastin personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit të tij me urdhër të prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM