Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Vitia dhe Kolly nënshkruajnë marrëveshje për shërbime shëndetësore, në vlerë 5.5 mil. CHF

Mar 24, 2023

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, kanë nënshkruar marrëveshje për projektin “Shërbime Shëndetësore të Integruara” në vlerë 5.5 milionë CHF. Ky projekt në fokus ka sëmundjet jo ngjitëse dhe ju del në ndihmë posaçërisht grupeve të cenueshme që përgjithësisht kanë status shëndetësor më të dobët, përballen me situata më të vështira ekonomike, janë në rrezik më të shtuar të përjashtimit social në krahasim me popullsinë e përgjithshme.
Vitia pasi që falenderoi ambasadorin Kolly për mbështetjen që shteti mik i Zvicrës ka treguar në vazhdimësi për shëndetësinë në Kosovë, tha se ndjehet jashtëzakonisht i lumtur edhe për fokusin që ka kjo marrëveshje, siç janë sëmundjet jo ngjitëse dhe grupet e cenueshme.
Ndërsa ambasadori i Zvicrës Thomas Kolly tha se “Projekti IHS është një tjetër arritje në bashkëpunimin e zgjeruar në sektorin shëndetësor ndërmjet dy vendeve. Ambasadori Kolly nënvizoi përkushtimin për të kontribuar në fuqizimin e sistemit që siguron qasje të barabartë në shërbime shëndetësore cilësore për popullsinë, sidomos për grupet më të cënueshme”​.
Spitalet e Përgjithshme në Gjakovë dhe Pejë janë dy partnerët kryesorë të projektit që angazhohen në aktivitete specifike bashkë me disa nga Qendrat e Mjekësisë Familjare që ushtrojnë aktivitetin në disa nga komunat e këtyre dy rajoneve, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM