Build Skills with our trainings

Sign up now!

FFK: Kosova e nis mbarë ciklin kualifikues për Euro 2024, merr një pikë në Tel Aviv 

Mar 25, 2023

Fecderata e Futbollit të Kosovës njofton se Kombëtarja e Kosovës ka arkëtuar një pikë të rëndësishme si mysafire në hapje të fushatës kualifikuese për Euro 2024 në kuadër të Grupit I. Dardanët, të shtunën, në stadiumin “Bloomfield” në Tel Aviv kanë barazuar me Izraelin, me rezultat 1:1.

Ndeshja ishte me ritëm të lartë, ku vendasit që nga fillimi ushtruan presion drejt portës së Arijanet Muriqit, të përkrahur edhe nga rreth 29 mijë tifozë. Megjithatë, Dardanët e menaxhuan mirë lojën dhe madje arritën që të kalojnë në epërsi me autogolin shënuar nga Eli Dasa, në minutën e 36-të, pas harkimit të Rashicës.

Dardanët shkuan në pushim me epërsinë e një goli, teksa e nisën mjaft mirë edhe pjesën e dytë. Ishte Milot Rashica që shënoi në minutën e 49-të, por gjyqtari e anuloi golin pas rishikimit të rastit në VAR për prekje të topit me dorë. Nuk vonoi shumë dhe Izraeli arriti t’i barazojë shifrat, me golin e Dor Peretz, kur po zhvillohej minuta e 56-të.

Në minutat e mbetura të dyja ekipet patën disa raste, por mundësinë më të mirë e lëshoi Milot Rashica, në minutat shtesë, kur nga afërsia gjuajti mbi portë. Edhe në këtë ndeshje nuk mungoi përkrahja e tifozëve dardanë, të cilët në numër simbolik kishin udhëtuar nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës për t’i përkrahur djelmoshat tanë.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon më 28 mars kundër Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri”, thuhet në faqen zyrtare të FFK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM