Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ministria e Mbrojtjes: Avancohen liderë të rinj të FSK-së

Pri 16, 2023

Të përgatitur për detyra dhe përgjegjësi të reja nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses “Kursin e Liderit Luftarak sot në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

Programi mësimor i Kursit të Liderit Luftarak është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve (NOF) nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre.

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes sot diplomuan edhe kursantët e kursit ‘’ Detyrat e shoferit – Patent Shoferi Ushtarak’’, gjenerata 01/2023.

Kursantët u trajnuan për procedurat, mirëmbajtjen e automjeteve ushtarake, përdorimin automjeteve ushtarake , ngasjen e tyre në situata të ndryshme, dhe reagimin në raste emergjente.

Ushtria jonë vazhdon të përgatitë vazhdimisht kuadro profesionale, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM