Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi, qëllimi i së cilës është për ofrimin e mbështetjes nga RTK-ja, në fushën mediatike të eventeve të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe ushtrimet e trajnimet e FSK-së.
“Sot nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me Radio Televizionin e Kosovës, Drejtorin e Përgjithshëm z. Shkumbin Ahmetxhekaj, për të garantuar pasqyrim të vazhdueshëm të trajnimeve dhe misioneve të rëndësishme të FSK-së, trajnim të kuadrove të reja të ushtarakëve në fushën mediatike, si dhe mbulimin mediatik të ushtrimit ndërkombëtar “Defender ’23”, që përbën angazhimin më të rëndësishëm të FSK-së dhe të Kosovës si shtet në aspektin ushtarak”, tha Mehaj
Ndër tjera, në kuadër të marrëveshjes, do të bëhet mbulimi mediatik nga ana e RTK-së për ushtrimin ndërkombëtar “Defender Europe ’23” si dhe trajnimet në fushën e gazetarisë për FSK-në, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.






