Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPB: Mbahet takimi i 9-të lokal i grupit për zbatimin e udhërrëfyesit për AVL-të

Qer 6, 2023

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, mbajti takimin e 9-të lokal koordinues për udhërrëfyesin, për një zgjidhje të qëndrueshme për zotërimin e paligjshëm, keqpërdorimin  dhe trafikimin e Armëve të Vogla dhe të Lehta dhe municioneve (AVL). 

Takimin e hapi, Koordinatori Kombëtar për AVL-të, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, i cili fillimisht falënderoi për pjesëmarrje të pranishmit në takimin e 9 me radhë lokal koordinues, të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës.

Në hapje të takimit zëvendësministri Gashani vuri në dukje se gjatë periudhës raportuese korrik – dhjetor 2022, kapacitetet në fushën e kontrollit kufitar, mbikëqyrjes së vijës së gjelbër kufitare, analizës se përbashkët të riskut, përmirësimi i hetimeve të trafikimit të armëve dhe kriminalitetit me armë dhe aspekti teknologjik janë rritur me asistencën e organizatave ndërkombëtare dhe përkrahjen e fuqishme financiare të donatorëve në kuadër të implementimit të projekteve të paraqitura në kuadër të zbatimit të Udhërrëfyesit rajonal për AVL. 

“Unë jam i sigurt që mbështetja dhe përkrahja e juaj me mjete financiare, profesionistë dhe ekspertë do të vazhdojë edhe për Udhërrëfyesin për Armë të Vogla dhe të Lehta, ku  do të zbatohet dhe do të jetë i suksesshëm në mënyrë që të kontribuojmë dhe të zvogëlojmë numrin e armëve në posedim të paligjshëm, si dhe keqpërdorimin e tyre”, theksoi zëvendësministri Gashani.

Koordinatori Nacional për Armë të Vogla dhe të Lehta, Blerim Gashani, theksoi se krahas të arriturave në fushën e zbatimit të udhërrëfyesit rajonal, gjithmonë ekziston rreziku nga metodat e vjetra të trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe eksplozivëve janë evidente, por që tashmë po shohim një avancim të modus operandit nga trafikantët e AVL-ve, si dhe në aspektin e prodhimit të armëve, konvertimit. Njëherit këto avancime paraqesin rrezik jashtëzakonisht serioz për sigurinë individuale dhe nacionale të vendeve të Ballkanit Perëndimor e rrjedhimisht edhe të Bashkimit Evropian. 

“Ne, jemi të vetëdijshëm që vendi ynë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë shumë të cenueshme sa i përket këtyre trendeve të reja të trafikimit të AVL-ve dhe konvertimit, por që mbështetja e pa rezervë e partnerëve tanë ndërkombëtarë në zbatimin me sukses të udhërrëfyesit direkt është duke kontribuuar në ngritjen e sigurisë dhe detektimin dhe konfiskimin e armëve ilegale”, theksoi ndër të tjera Gashani. 

Në fund ai theksoi se komisioni i Kosovës për AVL në bashkëpunim të ngushtë me partnerët nga UNDP në Kosovë, ka vlerësuar, analizuar dhe në mënyrë precize ka identifikuar disa nga prioritetet tona në fushën e kontrollit të AVL-ve dhe zbatimit me sukses të udhërrëfyesit rajonal për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehtë. Si Qeveri e Republikës së Kosovës dhe si komision për zbatimin e udhërrëfyesit rajonal shprehim seriozitetin dhe gatishmërinë tonë që të punojmë tutje për ta bërë vendin tonë një vend më të sigurt dhe me këtë të kontribuojmë në ngritjen e sigurisë për shtetet në rajonin dhe BE-në në përgjithësi.

Gjatë këtij takimi u prezantuan të dhënat se i përket zbatimit të aktiviteteve për AVL-të për periudhën raportuese, ndërsa partnerët e MPB-së që e mbështesin në të gjitha aktivitet, u zotuan se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të përkrahin Ministrinë e Punëve të Brendshme në të gjitha iniciativat për zvogëlimin e rreziqeve nga AVL-të, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM