Build Skills with our trainings

Sign up now!

MM: Certifikohen pjesëtarë të FSK-së, në artileri dhe xhenio luftarake

Kor 3, 2023

Ministria  embrojtjes njofton se në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) është realizuar kursi Funksional për “Artileri” dhe “Xhenio Luftarake”, ky trajnim ka zgjatur tri javë dhe është realizuar në pjesën praktike dhe teorike.

Trajnimi është realizuar në Qendrën Stërvitore të Komandës së Forcave Tokësore të FARSH, nga instruktorët e artilerisë dhe Xhenios Luftarake me qëllim të përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së.

Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë shefi i Shtabit të Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, atasheu i Republikës së Kosovës në Shqipëri, instruktorë, oficer e nënoficerë të FARSH, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM