Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Zbatimi i Urdhrit Operativ “Goditja’ gjatë një muaji

Sht 7, 2023

Policia e Kosovës me qëllim të shtimit të masave të sigurisë në pjesët urbane të vendit, në pjesët ku ka prezencë më të madhe të qytetarëve (lokale hoteliere, bare nate, kafiteri etj), ka hartuar dhe zbatuar një urdhër operativ (UO “GODITJA”).

Detyrat që parashiheshin të realizoheshin në zbatim të urdhrit në fjalë janë shtimi i patrullimeve policore, kontrollimi i veturave, lokaleve e personave me qëllim që të gjinden, konfiskohen e procedohen rastet kur ka armëmbajtje pa leje, prishje të rendit e qetësisë publike dhe iniciohen raste tjera penale, përfshirë arrestimin e personave të përfshirë në raste penale.

Që nga 8 gushti 2023, kur ka filluar së zbatuari urdhri në fjalë, e deri më 6 shtator 2023 (një muaj), nga zyrtarë policorë të angazhuar në zbatim të ‘GODITJËS’, janë shënuar aktivitete si më poshtë:

  • Numri i patrullimeve në zona urbane: 14417 patrullime,
  • Numri i pikave të kontrollit të automjeteve: 12511, prej tyre 3274 me radar ose alkool-test,
  • Numri i veturave të kontrolluara: 72386 vetura,
  • Numri i lokaleve të kontrolluara: 966 lokale,
  • Numri i personave të arrestuar: 234 persona,
  • Numri i armëve të zjarrit të konfiskuara: 77 revole, 13 armë të gjata,
  • Numri i municionit të konfiskuar: 2376 copë fishekë kalibrash të ndryshëm.

Policia edhe në ditët në vazhdim do të vazhdojë me aktivitete me qëllim të shtimit të masave të sigurisë, inicimin e rasteve kriminale, arrestimin e personave që bien ndesh me ligjet e vendit, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM