Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se bashkëbisedimi me kryetarët e qyteteve të binjakëzuara me disa nga qytetet e Kosovës, ku u zotuan që marrëdhëniet ndërmjet qyteteve, shkollave dhe bizneseve të Iowa-s e të Kosovës, do të vazhdojnë të thellohen, duke i bërë kështu lidhjet midis popujve tanë edhe më të fuqishme.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se binjakëzimi i qyteteve kosovare me ato amerikane është shembulli i miqësisë së përhershme me SHBA-të.
Le të vazhdojmë të ndërtojmë ura miqësie dhe bashkëpunimi për shumë vite të tjera.