Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj: Kadetët tanë dëshmuan se janë të pandalshëm, të pathyeshëm në patrullën vjetore “Triumfi Dardan 2022”

Nën 24, 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj njofton se kadetët tanë frymojnë e veprojnë me ndjenjë e vetme, atë të fitores edhe në “Triumfin Dardan 2022”.

Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se në patrullën vjetore “Triumfi Dardan 2022” kadetët tanë të ngarkuar me 35 kg, në distancë prej 33 km, u sfiduan nëpër terrene të vështira malore, ku testuan udhëheqjen, punën ekipore, vetëdisiplinën, guximin, qëndrueshmërinë fizike dhe navigimin në terrene sfiduese.

Edhe këtë herë, kadetët tanë dëshmuan se janë të pandalshëm, të pathyeshëm dhe gjithmonë triumfues.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM