Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti: 29 Nëntori, data më e madhe e shqiptarëve si datë e themelimit të shtetit të kombit

Nën 25, 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marr pjesë në shënim të Ditës së Flamurit, 28 Nëntorin pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë. 

Kryeministri Kurti ka uruar ditën më të madhe, ditën e pavarësisë së shqiptarëve dhe themelimin e shtetit shqiptar.

110 vite më parë, pothuaj nga të gjitha trojet e populluara me shqiptarë mbërritën në Vlorë, pikërisht më 28 Nëntor, firmëtarët e pavarësisë, firmëtarët e shtetit kombëtar. Kombin e kishim deklaruar fuqishëm edhe ndërkombëtarisht në Prizren më 10 qershor 1878. Shtetin e deklaruam fuqishëm edhe ndërkombëtarisht në Vlorën e 28 Nëntorit 1912.

Kurti ka thënë se kjo është data më e madhe e shqiptarëve si datë e themelimit të shtetit të kombit, andaj na shërben si datë e perceptimit të thellë.

Ne duhet ta shohim dhe dëgjojmë atdheun e Ismail bej Vlorës dhe Isa Boletinit, siç ata e shihnin dhe e ndjenin atë ditë. Ata deklaruan një shtet të cilin një vit më vonë fuqitë e mëdha do ta copëtonin nën presionin e perandorisë ruse dhe fuqive të vogla ballkanike. Pyetja është: sa arritën ta copëtojnë ndërgjegjen tonë kombëtare?

Kurti tha se ne jemi një popull historik, por jo popull historik i llojit pushtues, sot mbajmë mbi shpinën e kombit rezultatet e epokës së pushtimeve dhe konferencave të territoreve, por ndërgjegjja jonë nuk u ndrydh edhe kur kampi ideologjik na përfshiu dhe u përpoq të na e rrudhte vetëdijen.

Muret i ngre pushtimi dhe i mban gjallë frika. Është e sigurt se muret e perandorive, muret e ideologjive, muret e pushtimeve bien kur mbahet gjallë vetëdija. 

 

Ne nuk jemi popull historik i llojit pushtues, por jemi popull historik i llojit çlirimtar. Ajo që na lipset është një sfond botëror drejtësie. Duhet të punojmë posaçërisht për këtë. 

 

Ne jemi popull që i admiron dhe përthith vlerat e zhvillimit shoqëror dhe politik. Prandaj edhe sot, po besoj se edhe në emrin tuaj, po shtroj pyetjen e çdo 28 nëntori:

 

A janë shqiptarët më të përfaqësuar në shtet?

 

A janë më të shprehur shoqërisht?

 

A janë më pjesëmarrës kulturalisht?

 

A janë më të dinjitetshëm ekonomikisht?

 

A kanë moral e vetëdije më të lartë?

 

A janë të faktorizuar, siç do të pyeste Arbën Xhaferi?

Kryeministri Kurti është shprehur se me marrëveshjet tona ndërshtetërore ne po vëmë në zbatim parimet e shoqërive sociale dhe liberale demokratike, atyre vlerave që në gjysmën e shekullit të shkuar e ndërtuan Perëndimin si një bazë të shëndetshme për demokracinë, me marrëveshjet tona ndërshtetërore ne po punojmë për integrimin evropian.

Por drejtësia demokratike globale, ndjenja e lirisë gjithëpërfshirëse, pa efektin e duhur në të gjithë rruzullin, vuan po ato cilësi të atmosferës. Presionet më të larta diku sjellin stuhi. Andaj edhe dallimet e mëdha mes politikave shtetërore në vlera shoqërore e të drejta njerëzore nuk bën të tolerohen. Politika nuk mund të tejkalohet nga ekonomia, universalizimi i vlerave nuk mund t’i nënshtrohet globalizimit të ekonomisë. Ekonomia shpesh barazon pavarësisht vlerave dhe dinjitetit njerëzor. Pa vigjilencën politike, ekonomia dhe financa janë harresë. Dhe asisoj nis një epokë tjetër pushtimesh dhe muresh, tha kryeministri.

Kurti tha se ne do t’i japim siguri e paqe Ballkanit dhe Evropës nëse integrohemi sipas vështrimit të Ismail Vlorës dhe bashkëfirmëtarëve të tij dhe nëse Kosova mbërrin synimin e saj të anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian, shqiptarët do të jenë edhe më të integruar në vlerat e demokracisë perëndimore sepse ne besojmë në këto vlera, por për këtë arsye duhet të jemi më të zëshëm, më të njëzëshëm cdo 28 Nëntor duhet të masim bashkërisht cilësinë dhe forcën e këtij zëri. 

Një shekull më parë ishim të qartë mbi atë çka na duhej. Sot jemi jo vetëm të qartë, por kemi edhe forcën shtetërore të bëjmë gjithçka për të mos toleruar rikthimin e praktikave të pushtimeve dhe pretendimeve territoriale. Në një shekull të drejtësisë botërore, popull historik nuk duhet të jetë më ai që pushton, por ai shtet që mbron aktivisht të drejtat e njeriut, pluralizmin politik dhe barazinë mes njerëzve. 

 

Mos të harrojmë se historia shkruhet në vetën e parë kolektive në vetën e parë shumës, por se duhet të lexohet në vetën e parë individuale, në vetën e parë njëjës. Si popull historik i drejtë, ne e kemi një maksimë që prej Rilindjes së Sami Frashërit: një shtet që nuk e respekton përmasën e vet kombëtare, nuk mund ta sigurojë lulëzimin e vet shoqëror. Kjo maksimë duhet të jetë vazhdimisht në qendër të integrimit tonë shqiptar dhe të integrimit evropian e euroatlantik. 

Kryeministri Kurti edhe një herë ju uron ditën më të madhe shtetërore të Kombit, Gëzuar 28 Nëntori, thuhet në fjalën e kryeministrit Kurti në pritjen për Ditën e Flamurit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM