Build Skills with our trainings

Sign up now!

Haxhiu: Sensibilizimi, ndërgjegjësimi dhe thirrjet për të raportuar kundër dhunës janë obligim institucional

Nën 25, 2022

AS EDHE NJË MË SHUMË, po fillon fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës mbi Bazë Gjinore” e organizuar nga Ministria e Drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka prezantuar agjendën e fillimit të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës në Bazë Gjinore”, e cila fushatë organizohet për herë të parë nën drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe që mbanë thirrjen zyrtare “AS EDHE NJË MË SHUMË”.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave po ndodhë çdo ditë në hapësira të ndryshme, dhe ky fenomen ka shënuar rritje, Ministria e Drejtësisë, konsideron se sensibilizimi i qytetarëve, ndërgjegjësimi dhe thirrjet për raportim janë obligim institucional. Dhuna nuk është çështje private dhe raportimi është hapi i parë për adresim. Andaj, për këto arsye Ministria e Drejtësisë, për herë të parë ka marrë rolin drejtues dhe koordinues të kësaj fushate në Kosovë”, tha ministrja Haxhiu në konferencë për media.

Këtë vit, fushata ‘16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës në Bazë Gjinore’, do të hapet në Bibliotekën Kombëtare me një ceremoni që i dedikohet viktimave. Prej nesër, për 16 ditët në vijim do të organizohen rreth 200 aktivitete të cilat shtrihen në gjithë Kosovën dhe kanë tragete të ndryshme shoqërore. Për 16 ditë, do të organizohen tryeza, diskutime, vizita në qytete e fshatra, takime në institucione e komuna, tubime me vajza e gra, vizita në shkolla, klube të sporteve, shoqata e biznese.

Gjatë kësaj konference, Ministrja Haxhiu shpalosi edhe punën e bërë në adresimin e dhunës në familje duke theksuar se në këtë drejtim është hartuar dhe miratuar Strategjia Nacionale Kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore, janë proceduar ndryshimet në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, është miratuar Protokoli Shtetëror për Trajtimin e rasteve të dhunës, janë miratuar dy projektligje të rëndësishme sa i përket viktimave si Ligji për Ndihmë Juridike Falas dhe Ligji për Kompensim të Viktimave të Krimit si dhe është përfunduar edhe Kurrikula për trajtimin e dhunuesve e cila do të lansohet për gjatë fushatës së aktivizmit, thuhet në postimin në Facebook të MD-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM