Build Skills with our trainings

Sign up now!

Një “shtëpi e sigurtë” për viktimat e dhunës

Dhj 26, 2016

Organizata joqeveritare “Qendra për Mirëqënien e Gruas (QMG)” e themeluar në vitin 1999 në Pejë, me aktivitete kundër dhunës ndaj grave, tash katër vite ofron edhe strehimoren e njohur si “Shtëpia e Sigurtë” për të gjitha ato gra që janë ose kanë qenë viktima të dhunës.

Strehimorja, sipas pohimit të zyrtarëve të saj, që nga hapja deri sot, ka strehuar rreth 1.076 gra dhe fëmijë, viktima të dhunës në familje. Vetëm në të strehim të sigurtë kanë gjetur gjithsej 58 viktima të dhunës: 36 gra dhe 22 fëmijë me nënat e tyre, prej tyre 10 femra dhe 12 meshkuj.

“Kjo strehimore është ndërtuar me iniciativën e këtyre grave, por me ndihmë nga organizata ‘Diakoni’ nga Gjermania të cilët e kanë blerë parcelën ndërsa 70% KFOR’i italian dhe 30% Komuna e Pejës e kanë ndërtuar strehimoren,” thotë Ardita Bala, drejtoresha e Qendrës për Mirëqenien e Gruas.

Ardita rrëfen se shumica e rasteve vijnë përmes bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale dhe organizatave të ndryshme.

”90% rastet tona i referon Policia e Kosovës por ka edhe nga ato që drejtohen pa ndërmjetësim por personalisht tek kjo qendër,” ka thënë Ardita.

Qendra për Mirëqenien e Gruas para dy viteve numëronte gjithsej 63 raste me kombësi shqiptare, 10 nga komunitetet RAE, 2 boshnjake, dhe nga një gjermane, serbe, turke dhe maqedonase.

Të gjitha të strehuarat në këtë qendër mund të qëndrojnë prej një deri në gjashtë muaj, ndonëse ju jepet më shumë kohë derisa të vendosin se janë gati për të vazhduar jetën jashtë strehimores.

“Kur vijnë tek ne nëna me fëmijë ose pa fëmijë varësisht rasteve, ka 48 orë për të reflektuar pastaj stafi në strehimore fillon programin me ta. Edhe pse marrëveshja është prej një deri në gjashtë muaj për strehim, ato nuk i largojmë nga strehimorja deri sa të shohim se mund t’ia dalin vetë,” ka thënë Bala.

Qendra për Mirëqenien e Gruas me aktivitetet e veta përfshin komunat e rajonit të Pejës dhe qytetet e tjera në Rrafshin e Dukagjinit, Deçanin, Klinën, Istogun dhe Junikun.Strehimojae për viktimat e dhunës ofron strehim, rehabilitim, këshillime psikologjike dhe juridike, shërbime shëndetësore dhe medikamente, sesione të këshillimit, rregullimin e dokumentacioneve personale të atyre që bëhen pjesë e strehimores dhe ndërmjetësimin me institucionet relevante për “qetësimin” e marrëdhënieve dhe kthimin në familje të viktimave.

Sipas hulumtimit të Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës (RrGGK) “Mjaft më me arsyetime” të publikuar në vitin 2015, del se dhuna dukshëm është më e shprehur ndaj të rinjve, me rreth 72.3% e të rinjve dhe të rejave në Kosovë të grup-moshave 18-25 që kanë përjetuar dhunë në familje ndonjëherë.

Policia e Kosovës në tre vitet e fundit (2013/ 2015) ka pasur 3.349 raste të raportuara të dhunës në familje, prej të cilave në rreth 2.500 raste viktimat kanë qenë të gjinisë femërore.

Drejtoresha Bala rrëfen se aktivitetin në parandalimin dhe raportimin e dhunës e kishin filluar me ndihmën e organizatës “European Resuscitation Council” (ERC), ndërsa pas largimit të ERC’s në vitin 2001 kjo qendër është regjistruar si organizatë lokale në Pejë ndërsa në dhjetor të vitit 2002, është hapur edhe strehimorja.

Doruntina Stojkaj

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM