Build Skills with our trainings

Sign up now!

Çmimi për gazetari në pandemi 2020

Kor 10, 2020

KosovaLive në bashkëpunim me Albany Associates, hap thirrjen për aplikim apo nominim për Çmimin për gazetari në pandemi 2020.

Shpërblimi do të nderojë punën e tre gazetarëve, video-gazetarëve, blogerëve, si dhe/apo podkasterëve, të cilët/at kanë demonstruar ekselencë në raportim dhe story-telling gjatë pandemisë COVID-19.

Me përhapjen e shpejtë të dezinformimit si rezultat i qasjes së lehtë në media sociale, gazetaria kredibile, e bazuar në profesionalizëm dhe në raportim të bazuar në fakte, është duke u bërë çdo ditë e më e rëndësishme. Depërtimi nëpër fluskën e zhurmshme të informatave në internet për të kapur vëmendjen e audiencës, duke qëndruar të rrënjosur në gazetari profesionale, është duke u bërë çdo ditë puna më e vështirë e cilitdo/cilësdo gazetarë/e në këtë epokë.

Ky çmim ka për qëllim të shpërblejë punën e gazetarëve/eve në Kosovë, të cilët me profesionalizëm kanë lundruar ndërmjet kërkesave të audiences në media sociale dhe gazetarisë profesionale.

Kush mund të aplikojë?

  • Gazetarët/et me nënshtetësi kosovare që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë dhe punojnë si freelancer apo janë të punësuar nga mediat e regjistruara në Kosovë.
  • Video-gazetarët/et, që punojnë storje videografike.
  • Podkasterët/et, të cilët/at i transmetojnë storjet përmes podkastëve nëpër platforma të ndryshme (si dhe në radio) 
  • Blogerët/et, të cilët/at kanë blogun personal ku shkruajnë për tema me rëndësi shoqërore.

Gjithsej tri çmime do të ndahen, për vendin e parë: $350, vendin e dytë: $200 dhe vendin e tretë: $150. Aplikacionet apo nominimet mund të dorëzohen në gjuhën shqipe, serbe apo/dhe angleze.

Procesi i përzgjedhjes është i bazuar në vota anonime nga tri anëtarë të jurisë, gazetarë/e me përvojë, secili/a prej të cilëve/ave do të vlerësojë aplikacionet/nominimet veçmas.

Kliko këtu për të aplikuar: https://bit.ly/3iOlnC6

Afati për aplikim 15 tetor 2020 (at 23:59). Për t’u qasur në aplikacion, ju lusim referojuni: www.kosovalive.org.

Për pyetje, ju lusim kontaktoni social@kosovalive.org 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM