Build Skills with our trainings

Sign up now!

Jotransparenca e institucioneve – sfidë për mediat

Kor 29, 2020

Pandemia e përmasave globale ndodhi si rezultat i përhapjes së virusit COVID 19, për shkak të fuqisë së përhapjes së epidemisë pothuajse në të gjitha vendet e Ballkanit, e solli edhe Kosovën në një gjendje të lartë rreziku sa i përket shëndetit publik.

Detyrë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe shtabeve lokale të krizës është raportimi i përditshëm lidhur me situatën aktuale epidemiologjike, përfshirë këtu edhe masat e rekomanduara  me qëllim të mbrojtjes së popullatës.

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve në veri të Kosovës, është shqetësuese konfuzioni si dhe mosbesimi i qytetarëve.

,, Është shqetësues fakti, se qysh në fillim të pandemisë, rekomandimet e organeve përgjegjëse ishin që personat, testet e të cilëve rezultonin pozitivë, të qëndronin në spital apo të zhvendoseshin në të ashtuquajturat Qendrat Covid. Poashtu edhe personave, të cilët kanë qenë në kontakt me të infektuarit, iu është caktuar masa e qëndrimit në vetizolim  në kohëzgjatje prej 14 ditësh – thekson Dragan Bishevac nga Mitrovica dhe shton se nuk e ka të qartë nëse kjo masë është pezulluar.

“Tani, kur ka shumë  teste që rezultojnë pozitive, personat me të cilët i infektuari ka qenë në kontakt shëtisin lirshëm nëpër qytet. Lidhur me këtë thuajse askujt nuk i bëhet vonë, as punëtorëve shëndetësorë, as policisë, e mediat  madje as që raportojnë lidhur me këtë”– thotë Bishevac.

Miodrag Miliqeviq, drejtor ekzekutiv i OJQ AKTIV thotë se që nga fillimi i shpërthimit të epidemisë shkaktuar nga virusi Korona, informacionet lidhur me situatën epidemiologjike, vënien e masave mbrojtëse, si dhe udhëzimeve për masat kufizuese, janë marrë përmes mediave elektronike.

,,Krijohet përshtypja që qysh në fillim të krizës, Shtabet emergjente ishin të stërngarkuara nga shpejtësia e zhvillimit të situatës, dhe për shkak të kësaj kanë vepruar në mënyrë jokonzistente, ndërsa vendimet e marra jorrallëherë  kanë qenë konfuze për shumicën e qytetarëve në veriun e Kosovës. Situatën e ka rënduar edhe më shumë ekzistimi i sistemit hibrid në të cilin shpeshherë gërshetohen vendimet e Prishtinës dhe Beogradit, gjë që në terren ka shkaktuar një shkallë te caktuar dezorientimi të qytetarëve”– thekson Miliqeviq.

Ai rithekson se përfaqësuesit e mediave të pavarura kosovare, të cilat transmetojnë në gjuhën serbe  dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në deklaratën e përbashkët kanë apeluar publikisht duke u bërë thirrje Shtabeve emergjente në Graçanicë, Shtërpcë, Mitrovicë dhe të tjerave në Kosovë, që urgjentisht të njoftojnë opinionin lidhur me stituatën epidemiologjike në vendet e banuara me shumicë serbe në Kosovën Qendrore, ndërsa Shtabi emergjent ne veri të Kosovës , të informojë mediat në mënyrë jo selektive.

“Në njoftimin publik kemi theksuar domosdoshmërinë e organizimit të konferencave të rregullta për gazetarë, dhe me këtë, krahas informacioneve të rregullta lidhur me situatën epidemiologjike në vendet e banuara me shumicë serbe, të tërhiqet vërejtja edhe për informacionet  e shumta të pavërtetuara, të cilat në mungesë të informacioneve zyrtare, janë shpërndarë përmes rrjeteve sociale.  Prandaj , përderisa nëse i përjashtojmë informatat se një numër i mediave veriore nuk kanë pasur komunikim të rregullt me shtabet emergjente, duket se shtabi emergjent në veri, në raport  me pjesën qendrore të Kosovës, i ka informuar qytetarët në mënyrë më të rregullt lidhur me masat epidemiologjike”- vlerëson Miliqeviq.

Shumica e gazetarëve, të cilët punojnë në mediat kosovare dhe të cilat transmetojnë në gjuhën serbe theksojnë se lidhur me të sëmurët nga Covid 19, testimin e qytetarëve me simptoma të virusit, kapacitetet e mjekimit, pranimin dhe numrin e  pacientëve, ata informohen përmes konferencave apo përmes kontaktit me ndonjë anëtar të caktuar të Shtabeve emergjente. Gazetarët poashtu theksojnë se është shqetësues fakti se administratat e qendrave spitalore  e  klinike në Graçanicë dhe në Mitrovicën veriore dhe mjekët e tyre, janë tërësisht të mbyllur ndaj disa medieve të caktuara.

Dhe përderisa një numër i gazetarëve thekson se bashkëpunimi mes tyre  është përmirësuar, të tjerët pretendojnë se përfaqësuesit e qeverisë, të cilët udhëheqin me shtabet emergjente, nuk  u përgjigjen thirrjeve dhe pyetjeve të medieve, gazetarët e të cilave kërkojnë të marrin përgjigje.

Tatjana Llazareviq, redaktore dhe gazetare e portalit KoSSev, thotë se shtabet emergjente kanë dërguar raporte ditore dhe gjatë  periudhës së pandemisë kanë mbajtur konferenca ditore për media.

“Atë e bëjnë edhe tani, në këtë të ashtuquajturën valë të dytë. Përkrah këtyre informacioneve të rregullta ditore, mjekët e entit higjiienik  kanë qenë relativisht të gatshëm në dhënien e informacioneve. Sa i përket përvojës së portalit tonë, edhe ne kemi pasur mjaft  probleme dhe incidente” – thotë Llazareviq dhe rikujton se gjatë valës së parë të pandemisë, sa ishte në ushtrimin e detyrës së saj si gazetare, ani pse kishte dokumentacionin përkatës gazetaresk dhe që ishte valid, ajo është dërguar në stacionin policor.

„Problemi kryesor ka qenë me informimin selektiv të mediave, dhe në këtë masë i kufizuar ka qenë edhe portali KoSSev deri në gjysmë të muajit korrik , kur në një apel të përbashkët me sektorin civil u kemi bërë thirrje të hapur shtabeve emergjente që të informojnë opinionin. Unë disa herë personalisht kam intervenuar  tek antarët e shtabit të emergjencës dhe kam kërkuar që të kemi qasje në informacione. Në anën tjetër, edhe sot të gjitha informacionet që dalin nga spitali shkojnë kryesisht përmes shtabeve emergjente dhe është pothuajse e pamundur që të gjesh ndonjë zëdhënës apo mjek të spitalit, i cili do të thoshte diçka tjetër hapur përpos të dhënave zyrtare”, thekson Llazareviq.

Është më se e domosdoshme të përmendet se me vendimin e pakuptueshëm dhe të pashpjegueshëm të ofruesve kabllovikë lokalë në veriun e Kosovës, nga oferta programore është shkyçur televizioni i pavarur regjional TV Mir nga Leposaviqi. Ky Televizion është i licencuar nga Komisioni i Pavarur i Mediave në Prishtinë.

“Për vendosjen e parimeve të qarta lidhur me menaxhimin e krizës në kushte të jashtëzakonshme, pjesëmarrja e medieve ka rol të rëndësishëm, gjë që është edhe prioritet i Qeverisë së Kosovës  në luftën kundër virusit. Rreziku i shpërndarjes së virusit cdo ditë e më shumë po bëhet kërcënim edhe më i rrezikshëm që kërkon qasje të përbashkët dhe bashkëpunim të ndërsjellë mes qeverisë dhe medieve për luftimin e kësaj epidemie. Prioritet i yni absolutisht ka qenë dhe ka mbetur informimi mbi luftën kundër virusit, por jo në mënyrën në të cilën punojnë shtabet emergjente në veri të Kosovës, përmes direktivave dhe kontrollit direkt politik të Beogradit.  Kemi emetuar dhe kemi transmetuar mendime të mjekëve nga Prishtina dhe rajoni, dëshmi të pacientëve lidhur me trajtimin  e tyre dhe kjo ka qenë arsyeja e përjashtimit tonë nga oferta e ofruesve kabllovik”, thekson Nenad Radosavleviq, pronar dhe drejtor i  TV Mir, Leposaviq.

Në kushte minimale , por në fillim në shume raste të një bashkëpunimi mezi ekzistues mes Ministrisë se Shëndetit Publik të Kosovës me qendrat shëndetësore në vendet e banuara me shumicë serbe, parashtrohet pyetja: sa jemi ne në të vërtetë, si shoqëri, të gatshëm që të reagojmë në mënyrë adekuate në luftimin e pandemisë!?

“Në rrethana shumë komplekse, të cilat mbizotërojnë në Kosovë, doli se virusi Covid 19 funksionon si virus monoetnik! Përveç kësaj, nuk duhet të harrojmë as faktin që shoqëria kosovare është akoma e ndarë në vija etnike, gjë që ishte e shprehur qysh në fillim të situatës së krizës. Shpallja e masave të jashtëzakonshme nga ana e Qeverisë së Kosovës është percjellë nga probleme tashmë të njohura komunikimi karshi bashkësisë serbe në Kosovë. Që nga fillimi i pandemisë, theksojmë se Qeveria e Kosovës duhet të miratojë parime të qarta komunikimi me popullatën joshumicë, gjithmonë duke respektuar dispozitat ligjore dhe kushtetuese në lidhje me përdorimin e gjuhës serbe, si një nga  gjuhët zyrtare në Kosovë. Në të njëjtën kohë, të gjitha lajmërimet dhe vendimet e shkruara duhet  njëkohësisht t’u ofrohen medieve dhe opinionit të gjerë në të dy gjuhët zyrtare, ndërsa në konferencat për gazetarë  të sigurohet perkthimi simultan. Qeveria duhet të ndryshojë dhe të plotësojë web faqen e Ministrisë së Shëndetësisë https://kosova.health/sr në gjuhën serbe dhe të njëjtën ta plotësojë edhe me gjuhët e bashkësive të tjera joshumicë në Kosovë” propozon Miodrag Miliqeviq, drejtor ekzekutiv i OJQ AKTIV.

Siç po paralajmërohet nga ana e ekspertëve shëndetësorë në Kosovë dhe në rajon,  për një valë të re të mundshme epidemie, është e nevojshme që t’ ju përkujtojmë që në ditët e para të hyrjes në fuqi të masave të jashtëzakonshme dhe speciale, të cilat u sollën veç e veç nga Prishtina dhe Beogradi , për shkak të informimit të pamjaftueshëm të opinionit të gjerë, në veri të Kosovës ka ardhur deri te keqkuptime të shumta nga ana e qytetarëve lidhur me respektimin e masave.

Megjithatë, virusi nuk ndikoi vetëm në masat e jashtëzakonshme, të cilat u vendosën nga Prishina dhe Beogradi. Konfuzion shtesë shkaktojnë vendimet e paqarta lidhur me hyrjet dhe daljet nga Kosova, të cilës gjithsesi duhet t’i shtojmë edhe qëndrimin në kushte karantine të të gjithë personave që hyjnë në Kosovë, përfshirë këtu edhe lëvizjen edhe në vetë brendinë e Kosovës, për të cilën gjë popullata  në mjediset serbe nuk ka pasur njohuri të mjaftueshme.

,,Qytetarët në veri të Kosovës presin nga institucionet pergjegjëse që të merren më seriozisht dhe të përgatisin qasje për mbrojtje në mënyrë që të parandalohet një shkelje eventuale e të drejtave të komuniteteve joshumicë në Kosovë”– na tha studenti Marko nga Mitrovica.

Branislav Krstić

Ky artikull është shkruar në kuadër të projektit “Promovimi i Edukimit Medial dhe Forcimi i Gazetarisë së Pavarur në Ballkanin Perëndimor”, i cili realizohet me fonde të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe Albany Associates.

Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmerisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM