Build Skills with our trainings

Sign up now!

FSK bën homazhe për kolonel Gyrner Muratin

Dhj 29, 2020

Sot në kazermën “Adem Jashari“ të FSK-së, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama,sSekretarja e Përgjithshme Rozafë Ukimeraj, të shoqëruar nga stafi i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i FSK-së,  bënë homazhe para arkivolit të të ndjerit, kolonel Gyrner Muratit.

Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes Anton Quni dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama u shprehën ngushëllimet më të thella familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të kolonel Muratit.

Homazhe para arkivolit të kolonel Muratit, bënë gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së, zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësues nga të gjitha njësitet e Forcës së Sigurisë të Kosovës, kolegë të punës, shokë, bashkëluftëtarë, miqë dhe qytetarë.

Gyrner Murati ka lindur më 15.01.1973 në Llapashticë të Ulët, Komuna e Podujevës. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së, në Zonën Operative të Llapit.

Pas transformimit ka shërbyer si epror në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, dhe që nga themelimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Kolonel Murati ishte Shef i Departamentit të Komunikimit dhe Teknologjisë Informative në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së.

Varrimi i kolonel Gyrner Muratit do të bëhet sot, në ora 15:00, në fshatin Llapashticë e Ulët Komuna e Podujevës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM