Teksa po mbahej një mbledhje për të certifikuar fitoren në zgjedhje të demokratit, Joe Biden, përkrahësit e Trump-it hyjnë brenda ndërtesës së Kongresit amerikan në Washington DC, ku pas kësaj seanca ndërprehet.
Gjendja në Capitol dhe rreth tij është ende e tensionuar, si pasojë e përshkallëzimit të përleshjeve midis protestuesve pro-presidentit amerikan, Donald Trump dhe policisë.
Nëpërmjet një postimi, Trump-i, u ka bërë thirrje mbështetësve të jenë paqësor, ku ai ka thënë se zgjedhjet kanë qenë të manipuluara dhe se fitorja e tij ka qenë bindëse dhe se duhet të ketë paqe
Ndërkohë presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, i ka bërë thirrje Donald Trumpit që të dalë në televizion dhe ta ndalojë kaosin, se demokracia jonë është nën sulm.
“Skenat e kaosit në Capitol nuk përfaqësojnë amerikanët e vërtetë, bëj thirrje që të vazhdojnë procedurat për transformimin paqësor të pushtetit. Është sulm mbi ndërtesën e demokracisë, mbi të zgjedhurit tanë e mbi ligjin”, ka thënë Biden.