Pas trazirave që ndodhën të mërkurën në ndërtesën e Kongresit amerikan në Uashington, janë regjistruar katër të vdekur dhe janë arrestuar 52 persona, kurse disa të lënduar janë nga radhët e forcave të rendit.
Në orët e hershme të së enjtes, në Kongres nga Dhomat e Përfaqësuesve dhe Senatit është bërë certifikimi i votave, ku konfirmohet fitorja e Joe Biden si president i ri i SHBA-së me 306 vota elektorale dhe Kamala Harris, zëvendëspresidente.
Inagurimi i Bidenit do të bëhet më 20 janar.