Dogana e Kosovës ka rritur performancën e të hyrave duke tejkaluar vitit 2020 mbi 9%.
Mbledhja e të hyrave gjatë janarit të këtij viti ka shënuar rritje e cila nëse krahasohet me vitin e kaluar tregon qartë se performanca e doganës ka shënuar rritje, gjatë janarit 2020 janë grumbulluar 73,2 milionë euro derisa raporti i këtij viti tregon 80,1 milionë euro apo apo 9.3% më shumë.
Kjo rritje është domethënëse pasi janari i vitit të kaluar (2020) ishte muaji i vetëm i vitit i cili ishte pa ndikimin ekonomik të shkaktuar nga pandemia COVID 19, prandaj edhe kjo arritje tregon përkushtimin e doganës për të realizuar planifikimet financiare, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.