Komisioni vlerësues për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), bazuar në Ligjin 06/L-114 për Zyrtarët Publikë dhe legjislacionin tjetër në fuqi ka shpallur rezultatet e konkursit për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së ku ka vendosur që të përzgjedhet Valbon Krasniqi, Ai është zgjedhur në këtë detyrë me 91.2 pikë nga testi dhe intervista.
Procesi ka qenë transparentë dhe në të kanë marrë pjesë përfaqësuesi nga shoqëria civile, Shoqata për të drejtat e pacientëve, përfaqësuesi i Federatës Sindikale të Shëndetësisë. thuhet në komunikatën për media në faqen zyrtare të SHSKUK-së.