Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mos të pengohet asnjë votues me të drejtë vote, në të kundërtën shkelen të drejtat e njeriut

Shk 12, 2021

KMDLNj në komunikatën për media ka reaguar duke thënë se votues nga diaspora nuk janë thirrur me telefon për verifikim dhe në këtë mënyrë dyshojnë se me votat e tyre mund të maipulohet sikur që po iu mohohet një e drejtë ligjore dhe e drejtë e njeriut, për të votuar dhe për t’u votuar.

Por pas kësaj, KQZ ka dhënë një sqarim se askujt, me të drejtë vote nuk do t’I mohohet kjo e drejtë në ndërkohë që reagimet kanë vazhduar, sidomos pas fluksit nga diaspora që kanë ardhur për të votuar e që nuk kanë votuar me postë.

KMDLNj mendon dhe kërkon që të eliminohet çdo pengesë për votuesit nga diaspora në mënyrë që ata të votojnë madje, kërkon që të krijohen rrethana të përshtatshme dhe lehtësira tjera që do të sigurohen kushte për votim të shpejtë dhe të papengueshëm për votuesit, në përgjithësi dhe atyre nga diaspora, në veçanti.

KMDLNj ka besim te KQZ, pa asnjë dallim se punën e tyre do ta bëjnë me përgjegjësi të plotë, integritet të lartë profesional dhe moral, ashtu siç e parasheh Ligji për Zgjedhjet. Kur e themi këtë e kemi parasysh përvojën e gjatë që e ka KQZ në organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

KMDLNj fton të gjithë monitoruesit, vendorë dhe ndërkombëtarë të regjistrojnë dhe denoncojnë çdo rast kur dikujt i mohohet e drejta për votë e sidomos votuesve nga diaspora meqë ata kanë shfaqur shqetësim për pasigurinë e votës së tyre.

KMDLNj uron zgjedhje të qeta, të rregullta ku të gjitha palët duhet të realizojnë , pa u penguar nga askush dhe me asgjë realizimin e të drejtës për votim, në të kundërtën duhet të përballen me pasoja ligjore.

“Votues të shumtë, kryesisht nga diaspora i janë drejtuar KMDLNj –së , të shqetësuar se nuk janë thirrur me telefon për verifikim dhe, në këtë mënyrë dyshojnë se me votat e tyre mund të maipulohet sikur që po iu mohohet një e drejtë ligjore dhe e drejtë e njeriut, për të votuar dhe për t’u votuar. Pas kësaj, KQZ –ë ka dhënë një sqarim se askujt, me të drejtë vote nuk do t’I mohohet kjo e drejtë në ndërkohë që reagimet kanë vazhduar, sidomos pas fluksit nga diaspora që kanë ardhur për të votuar e që nuk kanë votuar me postë. KMDLNj –ë mendon dhe kërkon  që të eliminohet çdo pengesë për votuesit nga diaspora në mënyrë që ata të votojnë madje, KMDLNj kërkon që të krijohen rrethana të përshtatshme dhe lehtësira tjera që do të sigurohen kushte për votim të shpejtë dhe të papengueshëm për votuesit, në përgjithësi dhe atyre nga diaspora, në veçanti. Pikërisht në këto rrethana duhet të zbatohet parimi i diskriminimit pozitiv për diasporen dhe të gjithë ata që kanë qasje të vështirësuar drejt kutive të votimit. Natyrisht,  në përputhje me Ligjin “për Zgjedhjet.

KMDLNj ka besim te KQZ-ë , pa asnjë dallim se punën e tyre do ta bëjnë me përgjegjësi të plotë, integritet të lartë profesional dhe moral, ashtu siç e parasheh Ligji për Zgjedhjet. Kur e themi këtë e kemi parasysh përvojën e gjatë që e ka KQZ –ë në organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

KMDLNj e sheh me shqetësim të madh mënyrën e komunikimit që bëhet midis anëtarëve të KQZ-së, fyerjeve, akuzave deri te përdorimi i fjalorit që nuk do të duhej të ishte drejtuar opinionit por se ato duhet të adresohen te organet e hetuesisë. Dhe se hetuesia duhet të merret me ato akuza që janë aq explicite, të drejtpërdrejta dhe shumë të rënda! Nëse kryetaren e KQZ-së botërisht e akuzoni se është pjesë e krimit të organizuar, se e ka uzurpuar KQZ-në dhe se është nismëtare e vjedhjes industriale të votave që 11 vjet, çka të pritet pas kësaj! Me këtë rast duhet të zbardhet e vërteta dhe këtë mund dhe duhet ta bëjnë organet a autorizuara për këtë.

Është e kuptueshme që subjektet politike mbrojnë intereset e partive që i kanë deleguar në KQZ- ë, si anëtarë me të drejta të barabarta në votim dhe vendimmarrje mirëpo duhet të jetë e qartë se mbi çdo interes partiak, politik apo individual është respektimi i ligjit.

KMDLNj ftonë të gjithë monitoruesit, vendorë dhe ndërkombëtarë të regjistrojnë dhe denoncojnë çdo rast kur dikujt i mohohet e drejta për votë e sidomos votuesve nga diaspora meqë ata kanë shfaqur shqetësim për pasigurinë e votës së tyre.

KMDLNj uron zgjedhje të qeta, të rregullta ku të gjitha palët duhet të realizojnë , pa u penguar nga askush dhe me asgjë realizimin e të drejtës për votim, në të kundërtën duhet të përballen me pasojat ligjore.

KMDLNj e kundërshton që testi anticovid, kryesisht për votues nga diaspora të jetë pengesë për votim dhe, në këtë kontekst kërkon nga institucionet e shtetit që në të gjitha pikat kufitare të krijohet mundësia, me shpenzime të shtetit, të bëhet aty për aty ky test dhe, nëse dikush del të jetë pozitiv mund të votojë sipas procedures së paraparë për të prekurit me Covid -19.

KMDLNj kërkon që të mos ndërhyhet në asnjë mënyrë në punën e KQZ-së dhe të mos rezikohet pavarësia dhe integriteti i këtij institucioni që ka mandat kushtetues për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve e që deri më tani, sipas KMDLNj –së ka bërë punë të mirë.

KMDLNj kërkon që votuesit të votojnë sipas bindjes , vullnetit dhe ndërgjegjës së tyre dhe denoncon rastet që kanë filluar kur subjektet dërgojnë sms me sugjerim dhe kërkesë të votohet subjekti dhe kandidati i caktuar. Sipas KMDLNj -së kjo përbënë shkelje të privatësisë sepse askush nuk mund të disponojë me numrin e telefonit, pa pëlqimin e poseduesit të këtij numri”.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM