Build Skills with our trainings

Sign up now!

Misioni i ekpsertëve të zgjedhjeve përgatisin raport për zgjedhjet duke përfshirë rekomandimet

Shk 26, 2021

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim zëvendësshefin e Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga Bashkimi Europian, Marian Gabriel. 

Daka falënderoi Bashkimin Europian për interesimin e shprehur për të përcjellur procesin e zgjedhjeve në vendin tonë duke theksuar se vëzhgimi i zgjedhjeve, për KQZ-në, është i rëndësisë së veçantë pasi në këtë mënyrë rritet besueshmëria në procesin zgjedhor, por edhe gjetjet e vëzhguesve shërbejnë për përmirësimin e proceseve të ardhshme. 

Kryetarja Daka përsëriti faktin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur që suksesshëm të organizojë ditën e zgjedhjeve, pavarësisht kohës së shkurtër që ishte në dispozicion të KQZ-së për të bërë përgatitjet. 

Ndëkaq, zëvendës shefi i Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga BE, Marian Gabriel tregoi se ky mision ka mbuluar procesin e përgatitjet së zgjedhjeve, votimin dhe numërimin. Ai njoftoi kryetaren e KQZ-së se Misioni i Ekpsertëve të Zgjedhjeve do të përgatisin një raport për zgjedhjet duke përfshirë rekomandimet, thuhet në komunikatën për media e KQZ-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM