Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani: Unë do të jem presidentja juaj, presidentja e të gjithëve

Pri 4, 2021

Fjalimi i plotë i Vjosa Osmani Sadriu pas betimit si presidente e Republikës së Kosovës e postuar në Facebook.

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

 

Është nder i madh për mua që në cilësinë e Presidentes së sapozgjedhur të vendit tonë t’jua shpreh mirënjohjen time të thellë dhe përuljen para besimit tuaj që ta drejtoj vendin në pesë vjetët e ardhshme.

 

Vullneti i juaj i shprehur më 14 shkurt, si dhe vendimi i sotëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, përpos që më bëjnë nderin më të madh jetësor, më veshin njëkohësisht me shumë përgjegjësi.

 

Dashuria për Kosovën – vendin tonë dhe bashkëvendësit tanë, ka qenë motivimi më i madh në çdo hap të jetës sime politike dhe do të vazhdojnë të jenë udhërrëfyesi im përherë.

 

Si Presidente e juaja, Presidente e të gjithë qytetarëve pa dallim, do të sigurohem që interesi ynë nacional të jetë mbi gjithçka tjetër, që kushtetuta të jetë udhërrëfyes i yni i përhershëm, që aleancat tona me miqtë të ruhen e thellohen, që kapitali i jashtëzakonshëm njerëzor të fuqizohet e të angazhohet, që e drejta të sundojë, që natyra dhe jeta mbi të të mbrohet, që inovacioni të lulëzojë, që barazia të kultivohet, e puna të shpërblehet.

 

Unë do të jem presidentja juaj, presidentja e të gjithëve, e prirë nga gjithpërfshirja në vendimmarrje e unifikuese në sfida e në të arritura.

 

Në këtë rrugëtim, shpresoj të ju kem të gjithëve bashkudhëtar. Na priftë e mbara!

Zoti i bekoftë qytetarët e Kosovës!

Zoti i bekoftë miqtë e Kosovës!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM