Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca: Nuk do të ketë stabilitet në rajon pa i pranuar Serbia krimet e kryera në Kosovë

Pri 5, 2021

Në 22 vjetorin e masakrës së Rezallës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe para lapidarit të 98 martirëve, të rënë më 5 prill të vitit 1999.

Kryetari Konjufca tha se duhet të përkulemi para gjakut të të rënëve sepse, siç tha ai, vetëm falë tyre liria e Kosovës ka qenë e mundur.

Tutje, kryeparlamentari Konjufca tha se nuk ka stabilitet pa i pranuar Serbia krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Serbia është ajo që është e mbushur me varreza masive të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së viteve 1998-1999, prej forcave shtetërore ushtarake e paramilitare të Serbisë. Duke filluar prej Batajnicës e Liqenit Peruqac, e deri në Kizhevak, po ashtu në Rudnicë e në Rashkë, Serbia është e mbushur me varreza masive të shqiptarëve, varreza këto të cilat ajo i fsheh qëllimisht, e ky është krim i shumëfishtë. Lavdi të gjithë të rënëve”, tha kryetari Konjufca, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM