Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se sot në Qeveri kanë finalizuar dhe proceduar koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, i cili i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ka shkruar ajo në postimin e saj në Facebook.
Sapo finalizuam dhe e proceduam në Qeveri koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë tonë prandaj edhe do ta fuqizojmë bazën ligjore kundër korrupsionit si dhe do fuqizojmë kapacitetet e institucioneve të drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar e korrupsionit.