Build Skills with our trainings

Sign up now!

64 raste me COVID-19 gjithsej 575.614, shëruar 100.233, vdekur 2.227

Maj 18, 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës përmes postimit në rrjetin social Facebook, ka publikuar rastet e të infektuarve me COVID-19, më 18.05.2021.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.297 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 64 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rasti i vdekjes është nga komuna: Gjilan 1 rast (72 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 107.003 raste nga 575.614 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.227 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 409 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.233 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.543.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 12 raste, Ferizaj 9 raste, Skenderaj 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Prizren 5 raste, Deçan 3 raste, Gjakovë 3 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 2 raste, Obiliq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Fushë-Kosovë, Gjilan, Kamenicë, Pejë, Shtime dhe Suharekë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

No photo description available.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM