Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti pranon urime nga kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina

Maj 18, 2021

Me rastin e marrjes së detyrës së kreut të qeverisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina.

Kryeministrja Sheikh Hasina është shprehur e bindur se marrëdhëniet e përzemërta midis Bangladeshit dhe Kosovës do të thellohen edhe më tej gjatë mandatit të kryeministrit Kurti, dhe se pret që të punojë ngushtë me kryeministrin, për forcimin e lidhjeve dypalëshe për të mirën reciproke të dy popujve.

Në letër urim, kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, i ka uruar popullit të Republikës së Kosovës paqe, progres dhe prosperitet të vazhdueshëm, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM