Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti në takim partnerët ndërkombëtarë

Maj 26, 2021

Në Ministrinë e Drejtësisë, sot është mbajtur takimi me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe atë në dy panele, ai i nivelit politik për të konfirmuar mbështetjen nga partnerët strategjikë si dhe paneli teknik me synim të bashkërendimit konkret të aktiviteteve.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi për prioritetet dhe koordinimi me partnerët ndërkombëtarë në fushën e sundimit të ligjit, me synim dhe përkushtim të të dy palëve, në realizimin e prioriteteve dhe mbështetjes në fushën e sundimit të ligjit.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, theksoi se fitorja bindëse në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe besimi i tillë i qytetarëve ndaj kësaj Qeverie, obligon për përkushtim në punët jashtëzakonisht të mëdha, përkitazi me llogaridhënien ndaj qytetarëve të cilët janë matësi i punës së Qeverisë. Duke qenë të vetëdijshëm për këtë, Haxhiu shprehu seriozitet dhe zotim në realizimin e prioriteteve që janë shpalosur përpara qytetarëve, të cilat tashmë kanë marrë formën e planit të punës qeverisës.

“Jam e vetëdijshme që plani ynë është ambicioz por i njëjti është i pa kompromis kur flitet për fuqizimin e sektorit të drejtësisë. Për këtë, kërkoj nga ju mbështetje dhe dorë shtrëngim miqësor në hapat e proceset që e presin Republikën e Kosovës në të ardhmen”, shtoi ministrja duke iu drejtuar ambasadorëve dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë të pranishëm.

Në anën tjetër, gjithsecili nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në takim morën fjalën dhe vlerësuan ftesën e ministres së Drejtësisë, aktivitet i cili sipas tyre do t’i shërbejë koordinimit më të mirë dhe realizimit të qëllimeve të përbashkëta, në fushën e sundimit të ligjit.

Ndër të tjera, përfaqësuesit ndërkombëtarë shprehën vullnetin dhe gatishmërinë e tyre për të vazhduar mbështetjen në çështjet e rëndësishme të sundimit të ligjit e cila do t’i kontribuojë arritjes së objektivave të Ministrisë së Drejtësisë.

Të pranishmit në takim, u dakorduan për koordinim dhe bashkëpunim të mëtejmë, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM