Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj inspekton njësitë e FSK gjatë operacioneve, në kuadër të stërvitjes “Defender-Europe 21”

Maj 27, 2021

Me qëllim të njohjes nga afër, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj inspektoi sot njësitë e FSK-së të angazhuara prej 10 ditësh në kuadër të Stërvitjes “Defender-Europe 21” në Babaj i Bokës.

Me këtë rast, ministri Mehaj i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe atasheu amerikan i mbrojtjes, kolonel Stephen Rose u njoftua nga përgjegjësit e stërvitjes për operacionet stërvitore, bashkëpunimin e ngushtë me ushtarakët amerikanë  si dhe të arriturat dhe sfidat e identifikuara dhe vlerësuara  gjatë stërvitjes.

Ministri Mehaj, shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për nivelin e planifikimit, organizimit dhe ekzekutimit të stërvitjes duke  shprehur besimin e plotë në realizimin e suksesshëm të qëllimit kryesor – validimin e komponentes së parë ushtarake të FSK-së për mbrojtjen e territorit.

Ai shprehu përgëzimet më të larta për nivelin e lartë profesional të pjesëtarëve të FSK-së, mbështetjen e jashtëzakonshme të ushtarakëve amerikan si dhe atë të bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM