Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShKK: Në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë parandalohet futja e substancave narkotike

Maj 28, 2021

Në vazhdën e luftimit të dukurive negative brenda institucioneve korrektuese,  kohën e pranim dorëzimit të detyrës (ndërrimit të natës), gjatë kontrollit, bastisjes së stafit nga ana e oficerëve të sigurimit, në hyrjen kryesore porta zero është parandaluar futja e kontrabandës brenda Qendrës së Paraburgimit Prishtinë. Gjatë kontrollit, në trupin e oficerit korrektues, V. Q është gjetur lëndë e dyshuar narkotike.

Lidhur me rastin, janë njoftuar Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast kanë  konfiskuar  lëndën e  dyshuar narkotike, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin e Policisë për procedim  të mëtutjeshëm.

Ndaj zyrtarit korrektues të dyshuar është ndërmarrë masa e suspendimit nga vendi i punës dhe menjëherë është iniciuar procedure e brendshme disiplinore.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës, substancave narkotike, korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare, dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese nga dukuritë dhe veprimet e tilla, thuhet në komunikatën për media e ShKK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM