Të martën, me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në kuadër të aktiviteteve për nder të kësaj dite, prej orës 15:00 deri në 19:00, fëmijët së bashku me prindërit e tyre mund ta vizitojnë Kuvendin, duke i respektuar rregullat e COVID-it sipas vendimit më të fundit të datës 31.05.2021 të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Po ashtu janë të mirëseardhura edhe mediat dhe i ftojmë t’i përcjellin aktivitetet e të parit të Kuvendit për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.