Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Qeveria do të kurojë një program vjetor dhe të përhershëm për nder të Bekim Fehmiut

Qer 1, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e organizuar në nderim të aktorit Bekim Fehmiu.

Familjarë e miq të aktorit, përfaqësues të institucioneve shtetërore të Kosovës dhe komunitetit artistik të Kosovës u mblodhën në Kino Armata në kryeqytet, për të shënuar ditëlindjen e 85-të të aktorit.

Në një fjalë rasti, Kryeministri Kurti vlerësoi figurën e Bekim Fehmiut, si një nga figurat qendrore të  identitetit tonë kulturor.

“E ndiej si obligim edhe personal edhe shtetëror nderimin, mbrojtjen dhe dokumentimin e jetës dhe veprës së Bekim Fehmiut. Duke e mbrojtur figurën e tij, ne e nderojmë kombin dhe në të njëjtën kohë i promovojmë vlerat tona kulturore në botë”, tha kryeministri Kurti.

Ai bëri të ditur se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me institucionet e kulturës, me kujdes do të kurojë një program vjetor dhe të përhershëm për nder të Bekim Fehmiut, duke shtuar: “Të frymëzuar nga vepra dhe suksesi i tij ndërkombëtar, duke u kujdesur për figurën e tij, do të ngrisim edhe krijimtarinë filmike në nivelin më të lartë të prioritetit shtetëror”.

Bekim Fehmiu, me talent të rrallë artistik, pati një karrierë të spikatur me mbi 40 filma, me filmin “Mbledhësit e puplave” që mori dy çmime në Festivalin e Filmit në Kanë dhe nominim për Oskar, luajti në tetë seri televizive, duke veçuar mini-serinë e njohur “Odyssey” dhe shumë shfaqje teatrore të cilat përshkuan gjithë Evropën, në veçanti edhe Holivudin, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM