Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca- Magno: USAID vazhdon bashkëpunimin dhe mbështetjen e projekteve zhvillimore për Kosovën

Qer 4, 2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim drejtoreshën e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID në Kosovë, Lisa Magno me bashkëpunëtoret e saj.

Magno, pasi uroi kryekuvendarin Konjufca për detyrën e re, konfirmoi gatishmërinë e saj dhe të USAID-it për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e projekteve zhvillimore për vendin tonë.

Kryekuvendari Konjufca falënderoi Magno për përkrahjen amerikane dhe theksoi se USAID-i është njëri ndër partnerët më të rëndësishëm për Kosovën.

Ai po ashtu u zotua për vazhdimin dhe thellimin e këtij partneriteti edhe në të ardhmen, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM