Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Soderberg: NDI e gatshme për thellimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovës

Qer 4, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg. 

Soderberg e përgëzoi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe u shpreh e gatshme për thellimin e bashkëpunimit, meqë tashmë edhe fizikisht do të punojë në Kosovë.

“Rëndësia e zhvillimit dhe thellimit të mëtutjeshëm të demokracisë, përveç që është punë e përpjekje e vazhdueshme e Institutit Demokratik Kombëtar, ajo tashmë është edhe në agjendën e prioriteteve të qeverisë sonë”, tha kryeministri Kurti.

Demokracia zhvillohet kur politikat janë progresiste e ajo thellohet kur në të marrin pjesë edhe më shumë gratë, rinia si dhe grupet e margjinalizuara, shtoi ai.

Temë e takimit ishin edhe zgjedhjet lokale që po afrohen. Zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti ishin shembull me mbarëvajtjen e tyre të rregullt, theksoi kryeministri Kurti. Nga këto zgjedhje, vazhdoi ai, duhet të dalin udhëheqje komunale, të cilat u shërbejnë me përgjegjësi qytetarëve dhe që ua përmirësojnë atyre përditshmërinë.

Instituti Demokratik Kombëtar është organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse, që punon në përkrahjen dhe forcimin e institucioneve demokratike në mbarë botën, nëpërmjet pjesëmarrjes së qytetarëve, transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM